Zvicër/Sadikut nuk di të ndalet në gola

Sport

sadiku-653x420

Armando Sadikut i ka bërë mirë goli i rëndësishëm që shënoi me Kombëtaren në sfidën vendimtare ndaj Armenisë. Sulmuesi I përfaqësueses kuqezi, përveçse u aktivizua si titullar, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Zyrihut, në Superligën e Zvicrës përballë Thun. Elbasanasi shënoi gol nëminutën e 17-të, mirëpo skuadra e tij në fund nuk evitoi dot humbjen e thellë 5-1. Për Zurichun luajti edhe Xhimshiti në mbrojtje, kurseKukeli qëndroi në stol.
Pas javës së 12-të zvicerane, Baseli ka ruajtur diferencën prej 7 pikësh në krye, si rrjedhoje e suksesit 2-0 në transfertë ndaj Sionit, ndeshje e transmetuar në Tring Sport HD. Pavarësisht se nuk ka pasur shënues shqiptar, ishte mbrojtësi NaserAliji që tërhoqi vëmendjen, me aktivizimin nga minuta e pare në radhët e kampionëve. Gjithashtu, nga minuta e 70-të hyri në fushë edhe ShkëlzenGashi. Kurse Xhaka vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk luajti.
Grasshopers i vendit të dytë ka mundur 1-0 Luzernin, ku Hyka bashkë me Kryeziun luajtën si titullarë përgjatë të gjithë ndeshjes. Ndërsa Basha mbeti në pankinë, ndoshta i lodhur nga dy ndeshjet brenda pak ditëve, në të cilat u aktivizua me Kombëtaren.

Zvicra/Java e 12-të
Lugano – St. Gallen 3-1
Sion-Basel 0-2
Thun-Zurich 5-1
Vaduz-Young Boys 1-1
Grasshoppers-Luzern 1-0