Zvicër, Lenjani i vetmi që shkëlqeu nga shqiptarët

Sport

Ermir Lenjani arriti të rigjejë golin me Sionin, por pa arritur ta shpëtojë ekipin e tij nga humbja ndaj Thun (2-1). Anësori i Kombëtares kuqezi ka shënuar një gol nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga devijimi i një prej mbrojtësve kundërshtarë. Mesfushori i kombëtares sonë ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 70, duke ngushtuar avantazhin e dyfishtë të kundërshtarit. Në përgjithësi, ai dhuroi një paraqitje mjaft të mirë. Ndërkohë që 30-vjeçari vijon të jetë një lojtar titullar i Sionit, ku ka arritur të shënojë pesë gola në 18 ndeshje, aq sa mund të cilësohet pa frikë si një ndër më të dalluarit e këtij sezoni për ekipin zviceran. Me golin e sotëm, lojtari I Kombëtares shënojë golin e 5-të sezon dhe tregon se ka vazhdimsinë në kampionatin zviceran.
Aktualisht, pas 19 javësh, Sioni i Lenjanit ndodhet në mesin e tabelës së kampionatit zviceran, shumë larg një vendi në Evropë, por edhe pa rrezik për rënien një kategori më poshtë. Kryendeshja e javës u zhvillua në Bernë mes kampionit në fuqi, Young Boys dhe nënkampionëve të Bazelit. Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi luajtën nga fillimi, por pa ia dalë për ta shpëtuar Baselin nga humbja 2:0. Në këtë mënyrë, skuadra kampione (41) ka thelluar në +5 diferencën në kryesimin e renditjes kundrejt Baselit, ndërkohë që ndiqet nga St Gallen, me vetëm 3 pikë më pak.