Zvicër/Lenjani e nis nga stoli, humb vendin e titullarit?

Sport

lenjani

Sioni i shqiptarëve provoi buzëqeshjen e parë sa i takon kampionatit të saponisur zviceran, duke fituar 4-2 në fushën e St.Gallen. Mirëpo nëse Pajtim Kasami ishte titullar, Ermir Lenjani hyri si zëvendësues pikërisht i shqiptarit të Zvicrës, kur mungonin 3 minuta nga fundi. E me siguri që përtej fitores, kjo nuk ka kënaqur anësorin e Kombëtares kuqezi. Kjo, duke ditur që mund të thuhet se ka humbur fanelën e titullarit, atë që dukej e sigurtë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Mirëpo tashmë ka parë algjerianin Abdellaui t’i rrëmbejë hapësirën në të majtë mbrojtjes, pasi ai shihet nga drejtuesi si element me prespektivë. Kështu që Lenjani duket se është kthyer thjesht në një alternativë. Ndërkohë që një tjetër futbollist i përfaqësueses kuqezi, Burim Kukeli vazhdon të mungojë si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar që sezonin e kaluar dhe nuk dihet se kur do të kthehet në fushë.

ermiri
Duke mbetur tek mungesat, ende vijon të mos shfaqet as në stol edhe Taulant Xhaka, i cili si pasojë e një dëmtimi ka mbetur jashtë edhe në ndeshjen e dytë të Bazelit, atë që nënkampionët barazuan 1-1 në transfertë ndaj Xamax. Aty ku është transferuar ish-mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahi. Por 90 minutat ndaj Bazelit, anësori që ka qenë për disa ndeshje edhe pjesë e Kombëtares, i shikoi vetëm nga pankina. Humbje pësoi një tjetër element i seleksionit të Panuccit, si Burjar Lika. Grasshopersi i tij u mund 0-2 në derbin me Zurichun e Hekuran Kryeziut e Benajmin. Mbrojtësi i djathtë luajti për 67 minuta, duke mos arritur të ndikojë në shmangien e humbjes. Ndër sfidat e tjera të javës së dytë të Superligën zvicerane, për t’u veçuar ishte fitorja e radhës e kampionëve të Young Boys, që mundën Luganon me rezultatin 2-0.