Zvicër, Gashi-gol në marshimin e Baselit

Sport

2110975 pic 970x641
Fitorja e pestë radhazi për Bazelin, që nuk njeh rivalë në ndeshjet e Superligës zvicerane, të transmetuara ekskluzivisht në Tring Sport. Suksesi i radhës për kampionët e Zvicrës mban edhe firmën e Shkëlzen Gashit, i cili më në fund u kthye te goli në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Thun. Por përsëri sulmuesi shqiptar e ka nisur ndeshjen nga stoli, duke mos u preferuar prej fillimit nga tekniku Fisher, i cili e ka aktivizuar vetëm në minutën e 74-t. Dhe vetëm 300 sekonda nga hyrja e Gashit, Basel fitoi një 11-metërsh që merr përsipër ta ekzekutojë sulmuesi kuqezi. Ai fillimisht gabon por pas tentativës së parë të bllokuar nga portieri, arrin ta shtyjë topin në rrjetë duke i dhuruar golin e qetësisë skuadrës së tij, ndërkohë që më parë kishte shënuar dy herë Janko. Për Gashin ky ishte goli i dytë i shënuar në këtë kampionat, por edhe humbja e dytë e penalltisë në këtë fillim sezoni, pas asaj në Poloni me Leh Poznan për Champions League. Ndërkohë, gjatë të gjithë takimit u aktivizua edhe Taulant Xhaka në mesfushë.
Ndër ndeshjet e tjera veçohet humbja tjetër për Luzenin, që është mposhtur 1-0 brenda në shtëpi nga St.Galen i kosovarit Albert Bunjaku. Vendimtar rezultoi goli i Trend në minutën e 53-të. Hyka vazhdoi aktivizimin si zëvendësues, kur u fut në lojë në minutën e 70-të, pa shamngur dot zhgënjimin e ekipit të tij. Po 1-0 në transfertë fitoi edhe Lugano e trajnerit Zeman. Goli i vetëm është shënuar prej Rosinit që në fillimin e ndeshjes. Në sfidat që do të përmbyllin javën e pestë do të shihet nëse Vaduzi i Alijit do të lejojë Grasshopersin e Trashajt e Kamberit të vazhdojnë të qëndrojnë nga pas Bazelit kryesues. Kurse Zyrihu i Sadikut, Kukelit e Xhimshitit udhëton në transfertën e vështirë të Sionit.

Zvicër/Java e 5-të
Luzern-St. Gallen 0 : 1
Basel – Thun 3 : 1
Young Boys Lugano 0 : 1
Për t’u luajtur
Vaduz – Grasshopers / Sion – Zyrih