Zvicër, Bazeli komandon i vetëm

Sport

Shkelzen-Gashi-muss-eine-unfreiwillige-Pause-einlegen-640x340
Tre fitore në po aq javë e kanë bërë të pandalshëm Bazelin në Superligën zvicerane. Megjithëse në ndeshjen e fundit ndaj Sionit ishte pa Shkëlzen Gashin, kampionia në fuqi e kampionatit helvet nuk e ka pasur të vështirë për të marrë revanshin e humbjes së finales së Kupës, që u luajt përpara tre muajsh. Me Taulant Xhakan për 90 minuta në fushë, ekipi i drejtuar nga Fisher fitoi pastër 3-0 me gola të Delgados, Traore dhe autogol të Lakro, duke vazhduar marshimin i vetëm në krye të renditjes.
E ndjek Grasshopersi i shqiptarëve të natyralizuar zviceranë, Shani Trashaj e Florian Kamberi, të cilët ishin autorë të golave në fitoren e vështirë 3-2 që skuadra e vendit të dytë të renditjes mori në fushën e Zurihut, ku luajtën për gjatë të gjithë ndeshjes Sadiku, si dhe Xhimshiti, prurja më e fundit e Kombëtares kuqezi. Ndërsa mungoi Burim Kukeli, i dëmtuar.
Vend nderi mban për momentin edhe Luzerni i Hykës, që ka fituar 1-0 në transfertë përballë Tunit, në sajë të golit të Lezkano në fund të takimit. Mesfushori shqiptar nuk është preferuar sërish prej fillimit nga tekniku Markus Babel, duke u aktivizuar vetëm në të 81-tën minutë si zëvendësues. Për t’u veçuar në këtë javë të 3-të të Superligës zvicerane ishte edhe goli i gjetur nga kosovari Albert Bunjaku i Sant Galenit, që arriti një barazim 1-1 me Jang Bojs.