Chelsea ka konfirmuar zytarisht se ka emëruar Gianfranco Zolan në pozixionin e asistentit të trajnerit të ri, Maurizio Sarri. Ish-lojtari dhe legjenda e klubit anglez, rikthehet kështu në radhët e londinezëve, si asistent i trajnerit italian, i cili e mori detyrën në javën e kaluar pas shkarkimit të Antonio Contes. Teksa u prezantua zyrtarisht për mediat vetëm ditën e mërkurë. Zola ishte i gatshëm të nënshkruante prej kohësh, mirëpo konfirmimi erdhi pasi ekipi fluturoi drejt Australisë, atje ku do të zhvillojë një turne parasezonal.
“Për mua, është një gjë fantastike. Unë dua të punoj shuëm sepse do të jetë sfidë e vështirë, por jam i kënaqur që jam këtu dhe të punoj shumë me Maurizion me qëllimin për të qenë të suksesshëm”, kanë qenë fjalët e para të Zola. Ai ishte lojtar i Chelseat për shtatë vjet, periudhë ku shënoi 80 gola dhe ndihmoi klubin të fitonte katër trofe të mëdhenj. Italiani qëndroi në Chelsea për shtatë vite, nga viti 1996 deri në vitin 2003, duke bërë 312 paraqitje. Gianfranco Zola e njeh mirë ambientin te Chelsea dhe me siguri të japë kontributin e tij përkrah Sarrit, në dërgimin e skuadrës drejt sukseseve.