Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi mendon tërheqjen nga futbollli

Sport

Në merkaton e janarit, Milani arriti të rikthente edhe një herë tjetër në San Siro një ndër ish-lojtarët që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi u bashkua me 7 herë kampionët e Europës me parametra zero, duke i dhënë fund aventurës së tij në Amerikë me Los Angeles Galaxy. Për t’u transferuar tek Milani, Ibrahimoviç padyshim që u ndikua edhe nga marrëdhënia që kishte me Maldinin dhe Boban. Mirëpo, fakti që klubi ka një mosmarrëveshje mes drejtuesish, duke bërë që Boban të largohet, tashmë është krijuar shumë paqartësi edhe për të ardhmen e Zlatan. Mediat në Itali raportojnë se shtatlarti, tanimë në moshën 38 vjeçare, të mendojë që në fundin e këtij sezoni të tërheqjet nga futbolli, duke qenë se duket gjithmonë e më larg një rinovim i mundshëm edhe për një tjetër edicion me kuqezinjtë. Suedezi nuk duket I bindur për të fillar një tjetër project nga e para. Padyshim, që në dekadën e fundit, Zlatan ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në botë, duke luajtur me skuadra si Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, PSG, Manchester United apo edhe Milan. 38 vjeçari, gjatë karrierës së tij me klubet ka luajtur 751 ndeshje, ndërsa ka shënuar në total 460 gola.