Zlatan Ibrahimovic largohet nga Manchester United?

Sport

Ibrahimovic 742x417 550x309

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.

Manchester United mund ta mbetet pa sulmuesin suedez.

Ibra ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “Red Devils” pas transferimit në klub në verën e shkuar si futbollist i lirë.

Por, ai ka opsionin për të vazhduar edhe një vit tjetër.

“The Sun” shkruan se ai do ta konfirmojë të ardhmen e tij vetëm pas përfundimit të këtij sezoni derisa klubi nga Major League Soccer, LA Galaxy synon ta transferojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ibrahimovic ka realizuar 14 gola në 20 paraqitje si titullar për Manchester United ka pranuar se është i interesuar të luajë në MLS.