Zinedine Zidane ka një mission të papërfunduar me Francën. Në finalen e Botërorit të vitit 2006-të, çka ishte edhe ndeshja e fundit e karrierës së tij, Zidane, u ndëshkua me karton të kuq, si pasojë e incidentit me Marco Materazzin.
Si përfundim, Franca u mposht me penallti në atë finale, por ai moment i Zidane tashmë është bërë pjesë e librave të historisë së futbollit. Sigurisht, bëhet fjalë për një ngjarje, që ish-mesfushori nuk mund ta përtypë dot lehtë.
Kur kanë kaluar 16 vite nga ajo mbrëmje, Zidane ende ndihet përgjegjës që e la Francën me 10 lojtarë në fushën e lojës dhe në fund, ekipi I gjelave nuk arriti të triumfonte dot.
I rikthyer pas në kohë, Zinedine Zidane është rikthyer të flasë për atë moment: “Nuk jam krenar që ndodhi ashtu, por tashmë kjo është një pjesë nga karriera ime. Është pjesë e historisë time. Pikërisht për këtë arsye, rrugëtimi im me Francën ende nuk është mbyllur. Nuk dua që të përfundojë në atë mënyrë. Asgjë nuk ka mbaruar”, ka thënë Zizu.
Me fjalë të tjera, Zidane kërkon ta shlyejë atë gabim. Tanimë nuk I ka mundësitë si futbollist, por po pret momentin që të bëhet trajner I Francës dhe ta dërgojë ekipin e gjelave drejt lavdisë. Të fitojë Kupën e Botës, duke I bërë një mbyllje perfekte aventurës së tij me ekipin kombëtar.