Zinedine Zidane ka zgjedhur të drejtojë skuadrën e Bayern Munich. Ky është raportimi më I fundit që vjen nga mediat gjermane, që nënvizojnë se ish-tekniku I Real Madrid tashmë e ka bërë zgjedhjen përfundimtare.
Që prej verës së 2021-shit, atëherë kur u tërhoq nga drejtimi I Real Madrid, francezi ka qëndruar I distancuar nga aktivietei. Për një kohë të konsiderueshme u përfol se 51 vjeçari ishte në pritje të kombëtares franceze të futbollit, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi, për shkak të rinovimit të Didier Deachamps.
E pikërisht një ngjarje e tillë, mund të ketë ndryshuar edhe planet e ish-mesfushorit, I cili ka vendosur të rikthehet në pankinë. Duke nisur nga vera e këtij viti, Zidane do të marrë drejtimin e Bayern Munich, atëherë kur në përfundim në këtij sezoni, nga kampionët në fuqi të Gjermanisë do të largohet Thomas Tuchel.
Karriera në nivelet e larta si trajner për Zinedine Zidane, nisi në 2016-tën, atëherë kur u përzgjodh për të drejtuar skuadrën e Real Madrid. Ndonëse fillimisht zgjedhja e krerëve të klubit madrilen, ishte e përkohshme, më pas, ajo rezultoi të ishte historike. Reali është klubi I vetëm që Zidane ka drejtuar në karrierë dhe në dy faza të ndryshme ka fituar plot 11 trofe me Los Blancos. Me tyre, vlen të veçohet suksesi I trefishtë radhazi në Champions League, në vitet 2016, 2017 dhe 2018.
Sikurse bëhet me dije, arsyeja që Zidane ka zgjedhur Bayernin, është fakti që për nga tërësia e rrethanave, I ngjason me Real Madrid. Historia e madhe e klubit bavarez, apo edhe kushtet në të cilat punohet janë mjaft të ngjashme mes Bayernit dhe Realit. Gjigantët e Gjermanisë synojnë gjithmonë të jenë konkurues, jo vetëm për trofetë më të rëndësishëm të vendit, por edhe në Europë.
Më konkretisht, në lidhje me këtë temë, të tjera detaje pritet të zbulohen në një të ardhme të afërt.