Zinedine Zidane dhe Real Madrid, mund të bashkohen edhe një herë tjetër. Me Carlo Ançelottin që do të largohet në fund të sezonit, pasi do të drejtojë përfaqësuesen e Brazilit, Reali, ka nisur nga puna që të sjellë në “Santiago Bernabeu”, pasuesin e italianit.
Mediat e huaja, raportojnë, se Zidane, është pikërisht një prej kandidatëve kryesorë për të marrë sërish timonin e 14 herë kampionëve të Europës. Francezi e ka drejtuar Realin në dy epoka të ndryshme më herët, me të parën që është gdhendur padyshim në librat e historisë. 3 tituj të njëpasnjëshëm në UEFA Champions League, kampionat të fituar dhe disa tituj të tjerë.
Në epokën e dytë, Zizu, arriti të fitonte gjithashtu edhe një tjetër kampionat. Në total janë 11 trofe të fituar.
Mirëpo, duhet thënë se që prej Qershorit të 2021-shit, marsejezi vijon të jetë i papunë, ndonëse ofertat kanë nuk kanë munguar. Sikurse është raportuar në mediat, synimi i Zidane ishte drejtimi i përfaqësueses franceze të futbollit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak të rinovimit të Didier Deschamps.
Marrëdhënia aktuale mes Zidane dhe presidentit të Realit, Florentio Perez, është pozitive, por mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë në një gjuhë të përbashkët, që 51 vjeçari të nisë një tjetër epokë në “Santiago Bernabeu”.