Zidane kërkon që Reali të bëjë detyrën ndaj Brugge

Sport

Philippe Clement, trajneri i Club Brugge:
“Do thoja se Zinedine Zidane nuk ka treguar asgjë mua për nga mënyra si ata do të luajnë futboll përballë nesh. Në anën tonë, ne do të përgatitmi për çdo skenar në këtë takim dhe do të mundohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme”.
Simon Mignolet, portier i Club Brugge:
“Është e trishtueshme për ne që nuk luftojmë për vendin e dytë, por gjithsesi rruga jonë europiane ka qenë e suksesshme. E dimë që Real Madrid është një skuadër e fortë, por gjithsesi, ne nuk do të mendojmë për ndeshjen që luhet në Paris. Ne e treguam në Madrid që mund t’I vëmë në vështirësi, dhe pse të mos e bëjmë diçka të tillë edhe këtu në shtëpinë tonë”.
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid:
“Objektivi është gjithmonë i njëjtë. Duam të bëjmë një performancë të mirë, e kjo është ajo se çfarë ne kërkojmë. Nuk më pëlqejnë ndeshje miqësore. Këtu po flasim për Champions League. Në çdo rast, tentojmë të luajmë futboll të bukur dhe të ecim përpara. Jo vetëm për shkak të rezultatit, por ne duam t’I bëjmë gjërat siç duhet dhe gjithmonë të ecim drejt kësaj rruge. Nëse ndodh e kundërta, gjërat mund të shkojnë për keq”.
Areola, porieri i Real Madrid:
“Për momentin nuk po mendojmë aspak për El Clasicon. Jemi të fokusuar tek takimi i radhës ndaj Club Brugge. Duam ta fitojmë, sepse është një ndeshje e Champions League. Kundërshtari jonë bën një lojë sulmuese. Në takimin e parë në Madrid, na vunë në vështirësi që në fillim, edhe për faktin se e zhbllokuan ndeshjen herët. Kësaj radhe, ne jemi të motivuar, duam të fitojmë dhe kaq”.