Jose Mourinho ka një kontratë si trajner i Manchester United deri në vitin 2020, por nuk do të ishte çudi nëse ‘Special One’ i ndërpriste marrëdhëniet me ‘djajtë e kuq’ përpara asaj që parashikon kontrata. Në mediat britanike spekulohet se mes trajnerit portugez dhe drejtuesve të Manchester United gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë. Problemet me lojtarët të ndryshëm, sidomos rasti me Anthony Martial duket se thjesht sa ka komplikuar më shumë situatën. Mourinho nga ana tjetër është shfaqur i pakënaqur nga drejtuesit pasi priste të transferonte në “Old Trafford”, lojtarër e Real Madrid, Toni Kroos dhe Gareth Bale.
Për të ndezur më shumë gjërat, mediat angleze kanë nxjerrë listën e emrave që mund të zëvendësojnë Mourinhon në krye të stolit të United, ku padyshim emri më interesant është ai i Zinedine Zidane. Që pas largimit nga Real Madrid, francezi i ka dhënë vetes pak kohë pushim, dhe ideja e drejtimit të një klubi legjendar si Manchester United do të ishte arsyeja më e mirë për t’i dhënë fund pushimeve të tij. Megjithatë, spekulimet e merkatos shkojnë më tej, pasi thuhet se me ardhjen e Zidane në krye të stolit, tek ‘djajtë e kuq’ kanë në plan të afrojnë në skuadër Marco Asensio, si një dhuratë për francezin, që nuk i ka kursyer asnjëherë elozhet për futbollistin e ri të Real Madrid.