Zidane gjen një sulmues të ri tek Real Madrid

Sport

Rodrigo Goes është vetëm 18 jeç dhe në merkaton e verës u transferua nga Brazili tek Real Madrid, për t’u bashkuar me skuadrën e moshave, pasi aty do të kishte më shumë minuta për të luajtur. Mirëpo, trajneri Zinedine Zidane, e ka grumbulluar me skuadrën e parë dhe I ka dhënë disa minuta, ndërsa performance e tij ka qenë me të vërtetë e një niveli të lartë. Rasti më I freskët është ndeshja në Champions League, ku Los Blancos e luajtën në transfertën e Galatasarayt, që e fituan me rezultatin minimal 0-1. Rodrigo, në atë 90 minutash luajti që nga minuta e parë, duke e ndarë sulmin së bashku me Eden Hazard dhe Karim Bezema.

Performanca e djaloshit me të vërtetë ishte shumë e mirë, ku përveç se krijoi shumë hapësira në repartin e avancuar, bëri shumë mirë edhe atëherë kur skuadra nuk kishte topin, por mbrohej, duke mbyllur hapësirat. Forma e tij ka bërë që tashmë edhe Vinicius të mos e ketë shumë të garantuar një vend titullari, ose minutat do të jenë të pakta për të. Për performancën e Rodrigos, edhe trajneri Zidane ka mbetur shumë I kënaqur. Në fitores në transfetën turke, në konferencën e tij për mediat, tekniku është shprehur se djaloshi ka bërë një paraqitje tejet pozitive.

“Unë i dhashë një mundësi dhe ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Gjithçka e ka bërë ashtu si duhet dhe do të jetë një lojtar shumë I rëndësishëm për ne. Rodrigo I ka mundësitë për të qenë me skuadrën e parë dhe ne e dimë këtë. Ai gjithashtu mund të luajë edhe tek moshat, por ai tashmë është me ne. Jam shumë I kënaqur me performancën e tij”, ka thënë numri një I pankinës madrilène.