Zidane e konsideron duelin si një finale dhe shpjegon mungesën e Bale

Sport

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid:

“Jemi në një formë të mirë, sepse e kemi përgatitur ndeshjen ashtu si duhet. E dimë që jemi në disavantazh prej takimit të kaluar, por ne jemi totalisht të fokusuar në këtë sfidë dhe e shohim si një finale të radhës. Do përpiqemi të bëjmë një paraqitje pozitive. Nuk e di si do të shkojë, por ajo që dua të them është se do jetë një ndeshje shumë e mirë futbolli mes dy ekipeve mjaft të forta dhe jemi gati për këtë. Sa i përket Gareth Bale, ne kemi respekt ndaj njëri-tjetrit. Ai më kërkoi të mos luante në këtë sfidë dhe pjesa tjetër është mes meje dhe tij. S’mund të them më tepër. Marcelo është 100% gati, ashtu si gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe Eden Hazard. Të gjithë jemi gati dhe maksimalisht të përqendruar vetëm tek kjo ndeshje ndaj Manchester City-t.

Raphael Varane, lojtari i Real Madrid:

“Kam eksperiencë në këtë kompeticion dhe e dimë sa e vështirë është ta fitosh atë. Përballë do kemi një kundërshtar që luan futboll të bukur dhe janë mjaft të mirë në fazën sulmuese. Ne e dimë se këto ndeshje vendosen nga detajet, kështu që duhet të tregohemi të saktë si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm. Champions League është një kompeticion emocional ku ndikohesh edhe nga tifozët, por fakti që do luajmë në shtëpinë e tyre në një stadium të boshatisur, kjo nuk sjellë asnjë avantazh për Cityn. Nëse duam të fitojmë një kompeticion si Champions League, duhet të kemi një skuadër të mbushur me kampionë. Jemi të vetdijshëm sa i rëndësishëm është Sergio Ramos për ne, por ne e dimë se jemi një grup ku të gjithë kemi rolin tonë për të luajtur. Duhet të jemi në një formë të mirë dhe të luftojmë deri në fund”.