Zhgënjim i radhës për Shqipërinë? Mungesë golash edhe ndaj…

Sport

jordani
Tjetër zhgënjim për Shqipërinë e Panuçit, që në ‘Elbasan Arena’ nuk shkoi përtej rezultatit 0-0 në miqësoren me Jordaninë. Kundërshtar përballë të cilit, Grezda me shokë nuk ishin në gjendje që rastet e shumta t’i kthejnë në gola. Të besuarit e Panuçit e nisën, me disa raste për të shënuar, mirëpo fatkeqësisht mungoi konkretizimi. Natyrisht, rasti më i mirë ishte ai i Grezdës, lojtari i Rangers në Skoci dështoi për të shënuar nga afër, duke goditur bujshëm mbi tranversë. Po ndaj Grezdës u shkaktua një ndërhyrje e parregullt në limitet e penalltisë, por gjyqtari nuk e akordoi.

auto 43534357 2635822139765082 4208526088416002048 n1539197307
Me shifra të paprekura përfundoi pjesa e parë, kurse e dyta filloi me një dominim të lehtë të Shqipërisë.Manaj nuk arriti të shënojë nga një goditja dënimi, ndërsa në lojë nuk pati ndikimim as aktivizimi i Bekim Balajt. Tekniku Panuçi bëri plot gjashtë zëvendësime në pjesën e dytë, megjithatë nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Madje, në minutën e 84-t, kuqezinjtë goditën edhe shtyllën me debutuesin Uzuni, i cili ishte i pafat. Pati 5 minuta shtesë dhe të 4-tën, Shqipëria ishte shumë afër për të gjetur golin e parë, por nuk ishte e thënë… Tashmë të gjitha forcat do të pëqendrohen për ndeshjen zyrtare të së dielës, kur Shqipëria luan kundër Izraelit në Tel Aviv, në kuadër të Ligës së Kombeve. Atëherë kur pritet të kthehen edhe disa lojtarë titullarë (Strakosha, Hysaj, Basha etj) që u lanë pushim ndaj Jordanisë.