Vetëm pak muaj ka që është transferuar te Bazeli, por deri tani nuk kishte arritur të shfaqte të gjithë potencialin e tij. U përpoq ta bëjë në ndeshjen e fundit ndaj Grasshopers, ku luajti si titullar dhe gazeta “Blick” e ka përfshirë shqiptarin në formacionin e javës. Një lajm i mirë për Zhegrovën që mund ta motivojë të stërvitet dhe të luftojë më shumë. Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës ka shumë cilësi dhe talent, por shpresohet të mos i ngjajë Donis Avdijajt për nga karakteri. Sulmuesi i krahut ka probleme karakteri. Për më tepër, 20-vjeçari është i fiksuar pas rrjeteve sociale, ndërsa egozimi i tepërt e larguan dhe nga Genku që e huazoi te Bazeli.
Deri tani, aventura në klubin zviceran nuk ka qenë më e mira, pasi shtatshkurtri nuk po gjente veten dhe nuk po tregonte asgjë. Katër ndeshje aktivizim që nga janari kur mori rrugën drejt Zvicrës dhe vetëm një takim si titullar. Ai e nisi nga minuta e parë pikërisht ndeshjen ndaj Grasshoppersit, duke luajtur për 75 minuta dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, pavarësisht se sfida përfundoi 0-0.
E kaluara ka qenë një fundjavë e mbarë edhe për një tjetër lojtar shqiptar, që aktivizohet në kampionatin norvegjez. Herolind Shala ishte përcaktues në fitoren 4-1, të skuadrës së tij, Valerenga përballë Tromso. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës dha asistin për golin e parë dhe ishte ai autori i gjuajtjes në autogolin e dytë. Teksa në fund të ndeshjes i vuri vulën gjithçkaje me golin personal.