Zhbllokohet edhe Bekim Balaj në Rusi

Sport

balaj
Zhbllokohet më në fund edhe Bekim Balaj, goli i fundit zyrtar për të cilin në Rusi regjistrohet në maj të vitit 2017. Sulmuesi shqiptar i Akhmat Groznit, që ka vuajtur një periudhë të gjatë dëmtimi, arriti të shënojë në takimin e Kupës së Rusië që Akhmat Grozni i tij kaloi të mërkurën me sukses në fushën e SKA Khabarovsk.  Në takimin e luajtur në stadiumin që mban emrin e Leninit, shkodrani tjetër i sulmit të Kombëtares u rikthye të shënojë pas një kohe të gjatë. Megjithëse luajti si titullar u desh një penallti në minutën e 109-të për të sjellë golin e Balajt, pasi 90 minutat e rregullta përfunduan me shifrat 2-2. Lojtari kuqezi kaloi përkohësisht Akhamat në epërsi, mirëoi kjo nuk mjaftoi pasi vendasit barazuan, duke çuar ndeshjen te gjuajtjet e 11-metrave.

Bekim Balaj 2016

Edhe në këtë moment, protagonist u bë Balaj, që u paraqit sërish për të gjuajtur dhe nuk gaboi. Ndërsa i saktë u tregua edhe kosovari Bernard Berisha, i cili ishte ndër ekzekutuesit e penalltive për Akhmat pas 120 minutave. Duke kontribuar si përfundim në rezulttin 2-4 në favor të skuadrës nga Grozni, çka solli kalimin në turin tjetër. Aty ku skuadra e shqiptarëve do të sfidojë Arsenal Tulan. Ndërkaq, rikthimi te goli për Bekim Balaj pritet të ndihmojnë sulmuesin sidomos në aspektin psikologjik, duke ditur që vinte nga një periudhë dëmtimi, e shoqëruar me aktivizime ku gjetja e rrjetës ishte kthyer në një ngërc për lojtarin.