Zeneli, e pabesueshme sa shumë merkato ka për kosovarin!

Sport

zeneli
Arbër Zeneli është padyshim një prej futbollistëve shqiptarë që po shkëlqen në kampionatin holandez me Herenvenin. Mesfushori që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, përmes lojës së spikatur dhe golave të shënuar si me përfaqësuesen, ashtu edhe me skuadrën e Eredivise, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për ta pasur në gjirin e vet që gjatë merkatos së janarit. Kështu është italiania “Corriere dello sport” që raporton se në gjurmët e Zenelit gjenden plot 4 skuadra dhe kërkojnë me çdo kusht që t’ia rrëmbejnë Herenvenit. Bëhet fjalë për ekipe të rëndësishme, duke nisur që nga Ajaksi në Holandë, që është interesuar për të siguruar shërbimet e Zenelit.

ArberZeneliqv6pnLi35 dm

Madje mësohet se shumë shpejt mund të paraqesë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të klubit, pa harruar natyrisht as vetë futbollistit. Megjithatë, kjo skuadër me emër të madh në Evropë duhet të rivalizojë për lojtarin kosovar edhe me një tjetër ekip holandez, sic është PSV Eindoven. Por Zeneli ka një treg të rëndësishëm edhe në Serinë A italiane, ku është Fiorentina skuadra që e pëlqen shumë. Transferimi i mundhëm me fanelën vjollcë do të ishte një hap shumë i madh në karrierë për mesfushorin, me tipare sulmuese. Ndërkohë për lojtarin cilësor të Herenvenit regjistrohet edhe interesimi i turqve të Fenerbahces, që megjithatë do ta ketë vërtet shumë të vështirë të mposhtë konkurrencën e skuadrave më të famshme evropiane.