Zbuloni se te cila skuadër do të shkoj Hysaj

Sport

Elseid Hysaj është bërë modë në merkaton evropiane, pasi vetë lojtari ka deklaruar se do të largohet nga Napoli dhe se sezoni tjetër do të gjejë me fanelë të re.
Emri i mbrojtësit shqiptar, i cili martohet këtë fundjavë në Kalanë e Shkodrës me një ceremoni prej 500 të ftuarish, në fakt po lakohet shumë gjatë këtyre ditëve sa i takon të ardhmes së tij. Pas Arsenalit, Tottenham, Chelsea, Atletico Madrid, Juventusit apo Interit, listës së kandidatëve për shërbimet e mbrojtësit i është shtuar edhe Mançester Junajtid, një tjetër gjigant i Premier League. “Djajtë e kuq” kanë nisur të kërkojnë informacione rreth gatishmërisë së Hysaj, për t’u transferuar në “Old Trafford”.


Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Sport”, që zbulon se Junaited është në ndjekje të një mbrojtësi krahu, që mund të luajë në të dy koristë e prapavijës, cilësi që shkodranit nuk i mungon. Për më tepër, duke ditur edhe se Ashlej Jang nuk ofron garancitë e disa viteve më parë. Në një situatë të tillë, anglezët kanë filluar të bëjnë sondazhet e para për Hysajn, ndërsa gjithmonë sipas asaj që raporton Sky, Junajtid ka kërkuar më tepër informacion për shqiptarin. Nëse një transferim i tillë do të ndodhte, Elsi do të ishte futbollisti i parë i Kombëtares tonë, që luan me 3 herë kampionët e Evropës. Gjithsesi, Hysaj është para zgjedhjes, nëse do të provojë një aventurë jashtë Italisë me Junajtid apo Atletikon e Madridit, apo të qëndrojë në Serinëe A, një kampionat të cilin tashmë e njeh mjaft mirë pas eksperiencave me Empolin dhe Napolin. E ku mbi të gjitha, tashmë u rikthye edhe trajneri i tij i preferuar, Mauricio Sarri.