Zbuloni se kush ka mbërritur në Minsk 2019

Sport

Pasi udhëtoi nëpër 7 vende të kontinentit të vjetër, “Flaka e Paqes”, që do të jetë simboli i këtyre Lojrave Evropiane, ka mbërritur gjatë kësaj jave në Minsk, aty ku do të mbahet edicioni i dytë i këtij eventi sportiv kontinental që vjen ekskluzivisht në kanalet e sportit të Tring. Tre atletë bjellorusë, Daria Domracheva, Alexander Bogdanovich dhe Marina Arzamasova, kanë dërguar pishtarin në hapësirë të veçantë në Sheshin e Flamurit të kryeqytetin bjellorus. Atje janë pritur nga më shumë se 2000 bjellorusë e jo vetëm.

Ndërsa përgjatë këtyre ditëve, simboli i flakës së këtyre Lojrave Evropiane, do të shëtisë nëpër vendet kryesore të qytetit. Për të ardhur deri në mbrëmjen e së premtes, kur do të vendoset në stadiumin Olimpik të Minskut. Duke folur përpara njerëzve dhe sportistëve të pranishëm, kryebashkiaku i kryeqytetit bjellorus, Anatoly Sivak, u shpreh se është i nderuar që qyeti i tij do të mirëpresë sportistë e mbi të gjitha vizitorë nga e gjithë Evropa. “Flaka e Paqes” përpara se të vinte në Bjellorusi kaloi nëpër Slloveni, Austri, Hungari, Ceki, Sllovaki dhe Poloni. Ndërsa ishte ndezur nga 3 maji në Muzeun “Ara Pakis” të kryeqytetit të Italisë, Romë.