Një përforcim rekord në merkato për Manchester Junaited. Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike, skuadra nga “Old Trafford” ka një akord për blerjen e Harry Meguajr, për të cilin do të paguajë te Leisteri një shifër të jashtëzakonshme prej 89 milionë eurosh. Saktësisht bëhet fjalë për 60 milionë stërlina, plus 20 të lidhura me bonuse për një total prej 80 milionë stërlinash, që shkojnë në rreth 90 milionë euro. Kaq do të mjaftojë për ta bërë 26-vjecarin anglez edhe mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë. Përderisa rekordi i deritanishëm mbahet nga Van Dijk, për të cilin Liverpuli pagoi 85 milionë euro për ta marrë nga Southemptoni në vitin 2017. Maguire ishte transferuar te Leisteri në verën e vitit 2017 nga Hull City për 13.7 milionë euro. Ndërkohë që kontrata e tij me “Foxes” skadonte në verën e vitit 2023. Kulmin e tij e arriti gjatë Botërorit të vjetshëm, duke luajtur të gjitha ndeshjet titullar në radhët e Anglisë, teksa ka realizuar edhe një gol. Me paraqitjet e tij të sezonit të kaluar arriti të bindë Junaited për të bërë një investim marramendës.
Kështu mesa duket këtë verë, klubi i dytë i qytetit të Manchesterit nuk do t’ia dijë për shpenzime. Mënyra sesi po vepron për të përforcuar mbrojtjen, përveçse një tentativë për t’u kthyer sa më shpejt në krye të Premier Leagues, është edhe një përgjigje indirekte ndaj lëvizjeve të bëra në vitet e fundit nga rivëlët e Sitit dhe Liverpulit. Faktikisht, “Djajtë e Kuq” në sezonet e fundit kanë shfaqur një brishtisë shqetësuese në prapavijë, prandaj kanë vendosur që tani të imitojnë rivalët. Veç Maguaire, prej kohësh kanë siguruar mbrojtësin 21-vjecar anësor Aron Van-Bissaka, për të cilin derdhën rreth 60 milionë euro në arkat e Kristal Palas.