Zbuloni se çfarë ka ndodhur me Verstappen dhe Hamilton

Sport

Max Verstappen ia ka dalë të përsërisë skenarin e vitit të kaluar në garën e Spielberg në Austri, ku i dha fitoren e parë për këtë sezon skuadrës Red Bull. Holandezi u nis nga vendi i dytë, por makina e tij bëri një start shumë të dobët, duke bërë që Verstappen të humbiste shumë pozicione në pak metra. Megjithatë Verstappen, i ndihmuar dhe nga strategjia e përzgjedhur nga skuadra e tij, filloi të rikuperonte pozicione dhe pas ndërrimit të gomave ishte ndër më të shpejtët në pistë. Pasi kaloi përpara Bottas, Verstappen do të rivalizonte ashpër me Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit do të rezistonte në tentativën e parë të Verstappen, por një xhiro më pas, holandezi do të ishte i suksesshëm. Parakalimi i Verstappen krijoi polemika pasi Ferrari pretendoi për parregullsi.

Komisarët verifikuan gjithçka pas garës dhe nuk panë asgjë më shumë se një incident gare. Kështu Red Bull merr fitoren e parë sezonale, teksa motori Hondra rikthehet të fitojë një garë në ‘Formula 1’ pas 12 vitesh e 10 muajsh nga hera e fundit. Podiumi në Austri u plotësua nga Charles Leclerc me Ferrari, që edhe pse u nis nga ‘pole-position’ pa të humbiste një tjetër garë në momentet e fundit. Ndërsa vendi i tretë shkoi për Valtteri Bottas, që e mbylli përpara Sebastian Vettel. Vetëm vendi i pestë për Lewis Hamilton, që për herë të parë në këtë sezon u duk të ishte i pafuqishëm përballë rivalëve përpara tij. Gjithësesi piloti britanik vijon të udhëheqë renditjen e përgjithshme me 197 pikë, i ndjekur nga Bottas me 166 dhe Verstappen me 126 pikë.