Frank Lampard (Trajneri i Chelsea)
Jam optimist pasi besoj shumë tek lojtarët e mi dhe fakti që jemi pjesë e kësaj finaleje do të thotë se e kemi merituar… I njoh shumë mirë cilësitë e Liverpool-it. Ata fituan me meritë të plotë ‘Champions League’-ën, kanë një trajner fantastik dhe një grup lojtarësh të shkëlqyer. Por jam i sigurtë se nëse ne luajnë në maksimumin tonë, atëherë mund ta fitojmë ndeshjen. Ky është një trofe që do të thotë shumë për klubin. E kam humbur dy herë mundësinë për ta fituar dhe dua që kjo të ndryshojë. Ndoshta nuk vijmë si favoritë në këtë sfidë por djemtë kanë një dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe kjo më jep akoma më shumë besim. Fakti që përballë kemi Liverpool-in i ka bërë lojtarët të përkushtohen edhe më shumë në stërvitje, pasi ky mund të jetë një moment kyç për karrirerën e gjithësecilit.
Më vjen mirë që do të gjykojë një arbitre femër. Është një moment i madh që mund të shtyjë sportin të zhvillohet në drejtimin e duhur. Mendoj se është një mesazh i qartë për të gjithë.
César Azpilicueta (Mbrojtës i Chelsea)
Vijmë pas një momenti të vështirë, por të gjitha gabimet vlejnë për të fituar më shumë eksperiencë. Jemi të vetëdijshëm se çfarë kërkon trajneri ynë dhe do të përpiqemi të realizojmë detyrat tona ashtu si duhet. Të fitosh një finale në fillim e sezonit mund të në ndihmojë shumë për ecurinë në të ardhmen, por duhet t’i marrim gjërat shtruar dhe të përqëndrohemi tek fusha e blertë.