Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool)
Kjo është një ndeshje e ndryshme nga ato që kemi luajtur deri më tani këtë verë. Është një finale dhe na duhet të marrim vendime të rëndësishme. Nuk e dija se na shihnin si favoritë, por kjo nuk përbën problem. Nuk na vë nën presion. Chelsea ka bërë shumë ndryshime dhe për Lampard nuk ka nisje më të mirë se sa të fitojë një trofe, prandaj jam i sigurtë se ata do të japin gjithçka për këtë takim. E di që Stambolli është një qytet special për tifozët e Liverpool-it, pasi askush nuk e harron 2005-ën. Por në tashmë jemi një skuadër tjetër, po aq e fortë dhe gati për të shkruar historinë tonë. Jemi të freskët fizikisht dhe mendoj se djemtë mund të nxjerrin më të mirën nga vetja. Do të gabojmë nëse e nënvlerësojmë kundërshtarin. Shpresoj shumë që skuadrat të luajë me përkushtim pasi nuk mund të humbasim një shans të tillë. Sa i përket gjyqtares femër, mendoj se ishte momenti i duhur. Jam i lumtur për këtë risi pas është vërtet një moment historik. Shpresoj të mos jetë hera e fundit që ndodh diçka e tillë.
Virgil van Dijk (Mbrojtës i Liverpool)
Me kundërshtarin njihemi mjaft mirë, por luhet vetëm një ndeshje, prandaj çdo gjë mund të ndodhë. Jemi të vetëdijshëm se kemi një shans të mirë për të fituar një trofe në fillimin e sezonit dhe do të japim më të mirën për ta përmbushur këtë objektiv. E dimë rëndësinë që ka ky qytet për historinë e skuadrës sonë dhe do përpiqemi të respektojmë pritshmëritë dhe të lëmë gjurmën tonë.