Antonio Conte (Trajneri i Inter)
Është jetësore për ne që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Entuziasmi nuk duhet të vijë nga rezultatet. Duhet të vijë nga puna e fortë që po bëjmë. Roma nuk është ndërtuar në një ditë dhe na nevojitet shumë durim. Slavia është një skuadër e forte nga ana fizike. Kanë anësorë të shpejtë, ndaj të cilëve duhet të tregojmë kujdes të veçantë. Në mbrojtje kanë treguar soliditet, pasi kanë pësuar vetëm 2 gola dhe kanë shënuar 17. Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Kemi nevojë të sforcohemi shumë për të marrë rezultatin që duam. Unë kërkoj qëndrueshmëri. Kjo është mënyra e vetme për të arritur gjëra të mëdha. Mendoj se duhet t’i japim një mesazh të fortë rivalëve tanë dhe një shenjë pozitive për tifozët.
Samir Handanovic (Portier dhe kapiteni i Inter)
Më emocionon fakti që jam kapiten i skuadrës në një ndeshje të ‘Champions League’. Vetëm prezenca jonë në këtë kompeticion më jep disa ndjesi unike. Sot pres të përballem me një skuadër të fortë dhe me shumë eksperiencë. I kam parë edhe në sezonin e shkuar dhe nëse luajnë ashtu, atëherë do të jetë një ndeshje e bukur. Mendoj se viti pas viti, Interi është forcuar gjithnjë e më shumë. Tani kemi ndryshuar shumë si skuadër, por na duhet të punojmë ende për t’u përmirësuar më shumë.