Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar kohën e rikuperimit të Bukayo Saka. Anësori i sulmit të Gunners, u dëmtua në ndeshjen e fundit të kampionatit, në tranfertën të Crystal Palace, të fituar me rezultatin 5-1. Mirëpo, përtej 3 pikëve të rëndësishme, lajmi i keq për 13 herë kampionët e Anglisë, është pikërisht lëndimi i Saka, i cili pësoi një tërheqje muskulore, që në fakt, u dallua se nuk ishte e lehtë. E në fakt, një gjë të tillë, e ka sqaruar për mediat, pikërisht trajneri i skuadrës, Mikel Arteta, i cili ka thënë se Saka, pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës, deri në plot 6 javë. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që anglezi të kthehet edhe më shpejt në dispizicon të teknikut spanjoll, mirëpo kjo është diçka që nuk mund të thuhet me siguri.
Sidoqoftë, Arteta, ka thënë gjithashtu, se Saka është me fat, sepse nga një dëmtim i tillë, lojtari mund të kishte qëndruar edhe 1 vit pa luajtur, kështu që në këtë rast, gota duhet parë gjysmë plot. Nëse marrim parasysh fjalët e trajnerit Arteta, atëherë, Saka mund të mos jetë në dispozicion të skuadrës për të paktën 7 ndeshjet e radhës të skuadrës në të gjitha garat. Përgjatë kësaj faze, Gunners do të luajnë takime me shumë peshë, qoftë në kampionat, apo në kompeticionet e tjera angleze.
Për të kuptuar rëndësinë apo peshën që ka një lojtar si Saka në formacionin e Arsenalit, mjafton të përmendim këtu, që në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, anësori i sulmit ka kontribuar me 22 gola; 9 finalizime dhe 13 asistime. Referuar këtyre numrave, nuk ka dyshim se mungesa e tij përgjatë kësaj kohe, mund të ndikojë negativisht në rezultatet e skuadrës së Arsenalit.