Zbulohet ngjarja shokuese: Babai i futbollistit rrëmbehet vetëm pak para ndeshjes!

Sport

john
John Obi Mikel, kapiteni dhe mesfushori i kombëtares së Nigerisë, ka kaluar një situatë tepër të rëndë të martën e kaluar, teksa do luhej ndeshja Nigeri-Argjentinë. Ndonëse ne nga ekrani pamë dikë që u ngjit në fushë dhe luajti normalisht, për John ishte krej e kundërta. Pak para ndeshjes, ai mori lajmin se i kishin rrëmbyer të atin. Rrëmbyesit i kërkuan atij 26 mijë dollarë dhe se nuk duhej të lajmëronte kurrsesi policinë.

john3

“Isha shumë i hutuar. Nuk dija çfarë të bëja, por nga ana tjetër nuk mund t’i zhgënjeja 180 milionë njerëzit e mi. Duhet ta mblidhja veten dhe ta përfaqësoja denjësisht vendin tim. Nuk e diskutova me trajnerin pasi nuk doja që problemi im të shpërqëndronte skuadrën në një ndeshje aq të rëndësishme. Pavarësisht se doja shumë të tregoja, nuk mundesha,” tha John. Babai i tij u shpëtua pa asnjë dëmtim, falë ndërhyrjes së policisë, të cilët John i falenderon për kthimin e tij pranë familjes.

john2