Zbulohet klauzola interesante e Erling Haaland me skuadrën e Manchester Cityt. Ajo ka një vlerë prej 200 mln eurosh dhe aktivizohet ne verën e 2024-tës. Por, nuk është e vlefshme për klubet e Premier League.
Pra, pas dy sezonesh, asnjë klub anglez nuk ka të drejtë të futet në garë për të siguruar shërbimet e Haaland. City ka marrë masat që të mos forcojë rivalët e ligës. Kjo është marrëveshja që klubi dhe lojtari kanë nënshkruar mes tyre përgjatë kësaj vere, kur norvegjezi zbarkoi në anën blu të Manchesterit. Pavarësisht vlerës aktuale prej 150 mln eurosh në tregun e merkatos, kampionët anglezë e siguruan kartonin e Haaland, duke paguar pikërisht një kaluzolë prej vetëm 60 mln eurosh në arkat e Borussia Dortmund.
Mesa duket, kjo është edhe një taktikë e vetë futbollistit, i cili në çdo kontratë të nënshkruar me secilin klub të karrierës së deritanishme, ka përfshirë me patjetër një klauzolë. E njëjta gjë ndodhi edhe në janarin e 2020-tës, kur Dortmundi pagoi vetëm 20 mln euro në arkat e Salzburgut, ndonëse vlera e lojtarit në atë kohë llogaritej rreth 45 mln euro.
Në këto rrethana, ndoëse ka një kontratë deri në vitin 2027-të me Manchester Cityn, Haaland e ka lënë të hapur mundësinë e largimit vetëm pas dy sezoneve. Duke marrë parasysh se ai nuk mund të transferohet në një klub anglez, nisur nga raportimet e mediave ndërkombëtare, përtej konkurencës së Barcelonës, apo PSG, Real Madrid është pozicionuar dhe po përgatitet për të kompletuar transferimin e djaloshit norvegjez në “Santiago Bernabeu”. Pas dy sezonesh, Benzema do jetë 36 vjeç dhe për këtë arsye, kampionët e Europës besojnë se Haaland është pasuesi ideal i francezit.
Pas një dominimi absolut të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, Erling Haaland konsiderohet si superylli i ardhshëm i futbollit. Në 13 ndesje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon me Manchester Cityn, Haaland kë shënuar 20 gola.