Në javën e 33 të kampionatit, të kaltërit nuk kanë shkuar më shumë sesa një barazim 1-1 me Romën në stadiumin Diego Armando Maradona.
Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në avantazh me Lorenzo Insignen nga pika e bardhë që në minutën e 11-të. Këtë sezon, Napoli është skuadra që ka fituar më shumë penallti në 5 ligat kryesore të kontinentit. Plot 9 të tilla.
Pikërisht atëherë kur dukej sikur të besuarit e Luçiano Spalletit po siguronin 3 pikët, Roma barazoi rezultatin me Stephan El Shaarawy në të parën minutë të shtesës. Të 3 golat që ka shënuar këtë edicion në Serinë A, El Shaarawy i ka realizuar pas minutës së 90-të. Kjo është një statistikë që nuk ka mundur ta bëjë dot asnjë lojtar tjetër në elitën e futbollist italian përgjatë këtij sezoni.
Në këtë mënyrë, Napoli mbetet n ëvendin e 3-të në kuotën e 67 pikëve, 4 më pak sesa Milani kryesues. Duke marrë parasysh faktin që deri në fund kanë mbetur vetëm 5 javë për t’u zhvilluar, kjo distancë pikësh me kreun, padyshim që zbeh ëndrrat e Napolit për titullin kampion.