Eshtë zbardhur rrugëtimi që do të përmbushin skuadrat e La Ligas spanjolle, për sezonin e ri 2016/17. Në bazë të kalendarit që është përcaktuar me short, kampionët në fuqi të Barcelonës e nisin edicionin e ri më 21 gusht në shtëpi kundër Betisit, pasi të ketë luajtur më 14 e 17 gusht Superkupën e Spanjës me Sevijan.
Ndërsa Reali kampion i Europës do të jetë luajë ndeshjen hapëse në fushën e Real Sociedadit, pasi të ketë luajtur më 9 gusht Superkupën europiane kundër Sevijas. Ndeshje që transmetohet në Tring Sport HD. Me një skuadër debutuese do të përballen në javën e parë nënkampionët e Europës, Atletico Madridi, që në Vicente Calderon do të presin Alavesh, skuadër kjo që është rikthyer këtë sezon në La Liga. Natyrisht me shumë kërshëri priten dy sfidat e “El Clasico”-t. Për të parin duhet pritur data 3 dhjetor,në Camp Nou, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit.
Kurse ndeshja e kthimi do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, saktësisht më 23 prill, si pjesë e javës s 33-të. Shumë afër edhe me çerekfinalet e kthimit të Champions League.
Përsa i takon mbylljes së kampionatit, Real Madrid do t’i japë fund në transfertën e Malagas, kurse Barcelona do të presë në shtëpi Eibarin.
Federata spanjolle ka prezantuar formën e re të trofeut të La Ligës, që nga sezonin i ri do të ketë pamje plotësisht ndryshe. Se kush do të ketë fatin që i pari ta ngrejë në qiell këtë trofe, do të shihet në maj të 2017-s.