“Zaniolo mund të mos jetë më pjesë e ekipit kryeqytetas…”

Sport

Nicolo Zaniolo është konsiderohet si një prej lojtarëve më premtues në Serinë A, teksa me paraqitjet pozitive në fushën e lojës, ka bërë që prozhektorët të kthehen në drejtim të tij e të jetë në qendër të vëmendjes. Ndonëse ka një kontratë që e mban të lidhur me Romën deri në vitin 2024, nuk përjashtohet mundësia që italiani të largohet nga verdhekuqtë në merkaton e verës së ardhshme dhe Jose Mourinho të ketë një yll më pak në dispozicion. Kështu është shprehur vetë Drejtori Ekzekutiv i klubit kryeqytetas, Tiago Pinto. Në një konferencë shtypi, aty ku analizonte sitatën e klubit pas afatit kalimtar të janarit, mes të tjerash, Pinto është pyetur edhe rreth të ardhmes së Nicolo Zaniolos. “Askush nuk mund të garantojë që Zaniolo do jetë me ne sezonin e ardhshëm”, janë fjalët e zyrtarit romanist, i cili në këtë mënyrë ka trazuar disi ujërat këtë çështje. Në sezonin 2020/21, Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë, teksa këputi ligamentet e gjurit, teksa për t’u rikthyer sërish në fushën e lojës, iu deshën plot 8 muaj. Megjithatë, që prej atij momenti, italiani ka filluar të rikthehet në formën e tij më të mirë. Këtë sezon, 22 vjeçari, ka luajtur 26 ndeshje me Romën në të gjitha garat, duke shënuar 4 gola dhe 5 asist nën urdhërat e trajnerit Jose Mourinho, ndërsa vlera e tij në tregun e merkatos konsiderohet deri në 33 mln euro.