Situata e Nicolo Zaniolos tek Roma po bëhet e papërballueshme. Klubi ka vendosur të mos e lejojë të largohet tek Milani dhe ka kërkuar ti imponojë destinacionin e preferuar të Romës që është Bournermouth, futbollisti nuk dëshiron të shkojë në Angli dhe do të qëndrojë tek “verdhekuqtë” me shumë gjasa pa luajtur asnjë minutë të paktën deri në fund të këij sezoni.
Si të mos mjaftonte e gjithë kjo, një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në mbrëmjen mes së dielës dhe së hënës. Lojtari është kërcënuar nga disa tifozë pranë banesës së tij. Sipas raportimeve të mediave italiane pas humbjes së Romës në Napoli, një grup prej 15 tifozësh ultras janë mbledhur pranë banesës së Zaniolos duke lëshuar kore ofenduese kundrejt 23 vjecarit. Zaniolo po kthehej në shtëpi dhe e ka parë veten i konfontuar nga ky grup tifozësh që edhe e kanë kërcënuar me jetë, të paktën këtë raportojnë mediat e gadishullit apenin. Lojtari pasi është strehuar me shpejtësi në banesë ka kërkuar menjëherë ndërhyjen e forcave të rendit në mënyrë që situata mos të përshkallëzonte më tej. Ndërkohë më herët tifozët shpalosën në një zonë të qytetit një banderolë ku i kërkonin Zaniolos të largohej sa më parë. Që martesa 5 vjecare mesa sulmuesit dhe Romës kish përfudnuar kjo ishte tashmë e dukshme, por që situata të marr përmasa të tilla duke shkuar deri tek kërcënimet, është e pa logjikshme dhe e papranueshme.