Javier Zanetti, zëvendës Presidenti i Interit, ka zbuluar se sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi është afër…
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi është afër vazhdimit të kontratës me Interin. Këtë e ka konfirmuar zëvendës Presidenti dhe ish kapiteni i Neroazzurrëve, Javier Zanetti.
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Sampdorias këtë sezon ka shpëlqyer në Serie A duke realizuar 17 gola.
“Ne jemi shumë pranë një rinovimi, Icardi po luan me të vërtetë mirë dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen”, tha Zanetti.
“Ne jemi duke ndërtuar një ekip të ri, me lojtarë të rinj, të cilët kanë kaluar në kohë të vështira. Për fat të mirë ne kemi tejkaluar këto vështirësive dhe tani ne duhet të shikojmë të ardhmen, dhe të bëhemi protagonistët përsëri”, përfundoi ai.