“Në ndeshjen ndaj PSG do kem një rol ndryshe nga ai kundër Atletico Madrid. Ata luajnë në një tjetër mënyrë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Parisi luan një futboll më tepër sulmues sesa spanjollët, kështu që pozicioni im në fushë do përshtatet me ritmin e lojës. Në çerekfinale luajta me Dani Olmo dhe ia dolëm mbanë me sukses. Që nga momenti kur Werner u largua, roli im ka ndryshuar pak, por Dani Olmo ka bërë mjaft mirë përkrah, ose pas meje. Së bashku mund të luajmë shumë mirë”.