Raphaël Ëicky, trajneri i Young Boys:
“S’kemi asgjë për të humbur ndaj Manchester Cityt. Patjetër që njohim kundërshtarin e mbrëmjes së sotme, por unë jam i mendimit se duhet të mendojmë më tepër për mundësitë, apo dëmet që mund të shkaktojmë, sesa për rrezikun që mund ta na shkaktohet.
Kjo është Champions League dhe sonte do të përjetojmë një ndeshje, që nuk e përjetojmë në kampionat. Rreth trajnerit Pep Guardiola, përtej mënyrës impresionuese të lojës në aspektin sulmues, jam gjithashtu i befasuar edhe nga puna dhe progresi që lojtarët e tij kanë bërë në repartin e mbrojtjes.
Sa i përket situatës në Grupin G, është e qartë që kemi nevojë për pikë. Deri në fund do të jetë e komplikuar, sepse çdo kundërshtar do të kërkojë të marrë maksimumin në fushën e lojës. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë aq gjatë. Më tepër rëndësi se gjithçka tjetër është vetëm ndeshja e radhës. Për këtë arsye, përqendrimi ynë maksimal është vetëm ndaj Cityt. Kemi hartuar një plan, për mënyrën sesi mund ta ndëshkojmë skuadrën angleze. Kemi analizuar pikët e tyre të dobëta dhe të forta. Është gjithashtu me shumë peshë që të ruajmë një gjendje të shëndoshë psikoligjike përgjatë gjithë takimit. Një përqendrim më i mirë, do të na mundësojë të jemi lexues më të mirë të lojës.”
Loris Benito, mbrojtësi i Young Boys:
“Skuadra jonë zotëron kualitetin që të ketë një kontroll të mirë të topit edhe ndaj një skuadre si Manchester City. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë ndeshje. E kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi një panoramë mjaft të qartë rretha pikave tyre të dobëta dhe të forta. Më tepër sesa për rrezikun që mund të na shkaktohet, duhet të mendojmë për atë se çfarë duhet të krijojmë vetë në drejtim të portës së Cityt.
Haaland? Padyshim që ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por unë nuk do e trajtoj ndryshe nga sulmuesit e tjerë. Do të jap maksimumin që ai të qëndrojë larg portës dhe të jetë i parrezikshëm për skuadrën tonë.”
Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt:
“Në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur këtë sezon, reagimi ka qenë në nivelin e duhur dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Ndryshe, nuk do të ishim afër Tottenham në renditjen e përgjithshme në Premier League, apo me 6 pikë në Champions League.
Këto rezultate tregojnë mentalitet, sepse në të kundërt nuk do të ishim sërish konkurues në të gjitha frontet. Megjithatë, duhet të qetësohemi, sepse ndodhemi thjesht në muajin Tetor. Më në fund, John Stones është kthyer pas një mungese të konsiderueshme, e gjithashtu edhe Jack Grealish po fiton një formë më të mirë.
Në seancat stërvitore arrij të dalloj një përkushtim maksimal të lojtarëve, diçka që reflektohet edhe në fushën e lojës. Kjo gjë më pëlqen, sepse është një tregues, se lojtarët janë të uritur për të korrur më trpër sukses.
Champions League është një kompeticion mjaft i vështirë dhe synimi i momentit është të kualifikohemi në raundin e 1/8-tave të kompeticionit. Nuk mund të mendojmë për më gjatë, sepse edhe në sezonit e kaluar, kemi qenë shumë mirë deri në këtë fazë, por në fund, nuk kemi arritur të fitojmë gjë. Për këtë arsye, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje.”
Manuel Akanji, mbrojtësi i Manchester Cityt:
“Fatkeqësisht nuk mund të triumfojmë dot në Carabao Cup, por jemi në garë për të gjitha kompeticionet e tjera dhe shpresoj që edhe këtë vit të fitojmë disa trofe të tjerë. Mendoj se i kemi bërë një nisje të mirë sezonit, me përjashtim të faktit që nuk triumfuam dot në Superkupën e Anglisë.
Kemi pësuar gjithashtu edhe disa humbje përgjatë javëve të fundit, por e rëndësishme është që reagimi i skuadrës ka qenë në nivelin e duhur. Arritëm të fitonim në fundjavë, gjë që nuk ishte aspak e lehtë për t’u realizuar.
Tani jemi të përqendruar në Champions League dhe ashtu si gjithmonë, do të zbresim në fushën e lojës me synimin për të korrur fitoren e radhës. E dimë se një tjetër trepikësh sonte, do të na e bënte më të lehtë punën për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim të Champions League.”