Ylli i Evertonit rrihet në një lokal nate, policia nis hetimet

Sport

ytyy

Ross Barkley duket se ka përfunduar në telashe. Talenti anglez i Evertonit thuhet se është rrahur keqazi pak pas mesnatës së të dielës në një lokal të Liverpoolit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë bërë tashmë publike, ndërsa policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet. 23-vjecari, i cilësuar si një nga talentet më të mëdha të futbollit anglez në vitet e fundit, është parë teksa konsumon disa pije me miqtë e tij. Ndërkohë befas shkëmben fjalë me një person tjetër, i cili e godet atë në mënyrë agresive brenda ambienteve të lokalit. Gjithcka ka ndodhur pak orë pasi Evertoni pati fituar 4-2 ndaj Leicester City-it në Premier League, ndeshje në të cilën Barkley qe aktivizuar për 90 minuta. Ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga klubi i Evertonit, ndërkohë që pamjet filmike kanë bërë xhiron e rrjetit. Sipas policisë personi që shihet teksa e godet Barkley-in është rreth të 30-at. Hamendësohet se mes dy personave nuk ka njohje direkte, ndërsa shumëkush në rrjet ka bërë edhe shaka të pa-kripë duke e cilësuar rrahjen si reagim nga një gol i pa-shënuar në ndeshjen me Leicesterin. Barkley shërbeu Lukakun në golin e dytë ndaj “Dhelprave”, ndërsa duhet thënë se kjo është hera e parë që raportohet një situatë e tillë në kampin e bluve të Liverpoolit.