Ylli i Barcelonës, rrëfen luftën e përditshme me shëndetin!

Sport

leo mesi
Lionel Messi ka zbuluar disa faza të “errëta” në karrierën e tij. Ai ka qenë dhe është një nga lojtarët më të mirë, por jo gjithmonë e kemi ditur se çfarë fshihej pas trupit të vogël dhe qëndrueshmërisë së tij të shkëlqyer.

messi
Messi ka treguar se për vite me rradhë ai është kequshqyer dhe nuk është kujdesur aspak për shëndetin e tij. Kjo ka bërë që të kishte edhe disa incidente në fushë, gjatë lojës, ku ai nuk është ndierë mirë. Por, argjentinasi tashmë i është kthyer normalitetit dhe jetës së shëndetshme. Madje nuk e ka më problem që ta ndajë këtë episod të jetës së tij me këdo, për t’i treguar gjithkujt që duhet të kujdeset për trupin dhe çdo gjë që konsumojmë.