Yamal rinovon kontratën me Barcelonën

Sport

Lamine Yamal rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026-të. Duke qenë se është vetëm 16 vjeç, djaloshi në fjalë, nuk mund të rinovonte dot kontratë më të gjatë, sepse ky është limiti që lejon ligji i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Spanjolli konsiderohet një futbollist me potencial të jashtëzkonshëm, i cili brenda pak viteve, pritet të bëhet lideri i skuadrës katalanase. Për këtë arsye, klubi spanjoll e ka blinduar lojtarin, duke i vendosur një klauzolë prej 1 mld eurosh, e duke e mbajtur kësisoj larg interesit të klubeve të ndryshme europiane.

Yamal, u bë pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës vetëm në Prill të këtij viti, teksa më herët grumbullohej me moshat e 19 vjeçarëve. Xavi i dha menjëherë hapësirë dhe lojtar nisi të bënte diferencën. Në Maj, vetë 15 vjeç e 290 ditë, Yamal u bë lojtari i ri më i ri i që aktivizohet në historinë e kampionatit spanjoll.

Më pas, në Gusht, 16 vjeç e 38 ditë, Yamal u bë lojtari titullar më i ri ndonjëherë në historinë e Barcelonës. Këtë sezon, mëngjarashi ka luajtur 9 ndeshje me Barcelonën, teksa ka mundur të regjistrojë 2 asiste për shokët e skuadrës.