Liverpuli ka prezantuar zyrtarisht Xhedan Shaqirin. Zvicerani me origjinë shqiptare, pasi ka kryer testet mjekësore, në orën 22:00 është zyrtarizuar si lojtar i “The Reds”.
Liverpuli ka paguar 13 milionë stërlina tek Stouk Siti, ndërsa Shaqiri do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, të njëjtin që mban edhe me Zvicrën. Në fjalën e parë pas prezantimit, është dhe trajneri Jurgen Klop, që tregon pse zgjodhi të transferojë Shaqirin në “Anfield Road”.