Xhaka rikthehet 5 muaj pas dëmtimit: Gati edhe për Kombëtaren!

Sport

taulanti
Pas plot 5 muajsh, Taulant Xhaka është rikthyer në fushën e gjelbërt, në një ndeshje të Kupës së Zvicrës, përballë amatorëve të Montlingen. Mesfushori madje luajti si kapiten në atë takim, pasi Fabian Frei ishte në stol, kurse kapiteni tjetër Marek Sushy është i dëmtuar. Tashmë, Xhaka i aktivizuar për 90 minuta të plota, është shprehur i gatshëm për të përballuar sezonin e ri, pasi hodhi prapa krahëve lëndimin që kishte. “Nuk ka qenë e lehtë të qendrosh aq gjatë larg fushave të lojës, megjithatë, ndihem shumë mirë. Falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë”, ishin fjalët e Xhakës për televizionin e Bazelit.

xhaka basel
Skuadra e mesfushorit shqiptar, pasi humbi shansin për rrugëtimin në Champions, duhet të luftojë në kampionat për titullin kampionin, pasi sezonin e kaluar një trofe i tillë iu rrëmbye nga Young Boys. “Jam gati për sezonin e ri dhe më vjen mirë që skuadra fitoi. Kam ende nevojë për punë që të arrij formën time më të mirë”, pranoi Taulanti. Rikthimi i Xhakës, natyrisht që është një lajm i mirë edhe Kombëtaren shqiptare, para sfidave të shtatorit të vlefshme për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të ndeshen fillimisht me Izraelin e më pas me Skocinë. Aq më tepër, rikthimi i mesfushorit të Bazelit vjen në një moment kur Shqipëria po përballet me shumë mungesa për shkak dëmtimesh, apo edhe me lojtarë që nuk janë titullarë nëpër ekipet e tyre.