Xhaka refuzon Bayernin

Sport

1206-650x358
Përflitet për një interesim të Bayernit për të, por Granit Xhaka thotë se për momentin nuk mendon të ndryshojë skuadër. Pas tre vitesh në Bundesligën gjermane në radhët e Borussias së Monchengladbach-ut, Xhaka ka bërë të flitet shumë për të. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild” Bayerni po mendon për një transferim të mundshëm por që 22-vjecari, për momentin e refuzon.
“Sigurisht, jam i nderuar nga një interesimi i një klubi si Bayerni”, u shpreh Xhaka, “Por tani për tani, një transferim nuk është në planet e mia. Në dimër me Borussian firmosa një kontratë deri në vitin 2019-të. Rinovimin nuk e firmosa që vetëm 6 muaj më pas të largohem”.
Sezoni i fundit qe tejet i suksesshëm për 22-vjecarin, pasi skuadra arriti të siguronte edhe vendin e tretë, vend që mundëson kualifikueset për në Champions League. Pikërisht për këtë Xhaka e sheh Borussian si një klub në rritje dhe e konsideron ndër skuadrat më të forta të Bundesligës.
Te Borussia e Monchengladbah-ut, Xhaka u transferua në vitin 2012-të për shifrat e 9 milionë eurove. Ndërkohë që tanimë kartoni i tij kushton të paktën 20 milionë.