Me Shqipërinë ai luajti në një Evropian, por nga atëherë është Kosova që ka bërë më tepër hapa përpara. Gjithsesi kjo nuk e shtyn Taulant Xhakën për të qenë i penduar që zgjodhi përfaqësuesen kuqezi. Teksa nuk priti pak për të veshur fanellën e Kosovës. E ka shprehur qartë vetë mesfushori i Baselit, në një intervistë që ka dhënë për gazetën zvicerane, “Blick”.“Nuk jam penduar për zgjedhjen time. Megjithëse më vjen mirë për ecurinë e Kosovës, që po kalon një periudhë të mirë. Kanë një skuadër me shumë talente dhe eufori”, është përgjigjur Xhaka, i pyetur nëse i ka ngelur peng që nuk luan për seleksionin kosovar.Ndër të tjera, Xhaka ka pranuar se në Botërorin e fundit ka qenë një tifoz i zjarrtë i Zvicrës, aty ku luan i vëllai, Graniti. Sidomos ka pritur me padurim paraqitjen kundër Brazilit dhe veçanërisht Serbisë. Ndërsa i ngacmuar për festimin e famshëm me shqiponjë të shqiptarëve të Zvicrës, ai është mjaftuar të thotë: “Aq shumë është folur për të sa që nuk dua që të rihap si diskutim”.
Në intervistën e dhënë për “Blick”, mesfushori i Shqipërisë ka deklaruar se objektivi i tij është të qendrojë me Bazelin gjatë të gjithë karrierës. Në veçanti, syno të thyejë rekordin prej 452 ndeshjesh me klubin zviceran, që aktualisht mbahet nga Çekaroni.“Dëshiroj ta mbyll karrierën te Bazeli dhe nuk kam pse të dal detyrimisht të luaj jashtë Zvicrës. Ky është klubi im i zemrës. Këtu ndihem vërtet si në shtëpi. Madje, mendoj të mbetem pjesë e klubit edhe pasi të mbyll karrierën si futbollist. Tani, më duhen 30 ndeshje në 7 vitet e ardhshme për rekordin e Çekeronit… Jam vetëm 27 vjeç, nuk është e pamundur. Endrra ime e madhe do të ishte të bëhesha lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Bazelin”, përfundoi Taulant Xhaka, i cili ka pranuar se frymëzimi i tij sa i takon besnikërisë ndaj klubit janë lojtarë si Totti, Maldini, Gerrard, Marsel Koller, apo Urs Fischer.