Xhaka i dëmtuar, Bazeli nuk gabon

Sport

aulant Xhak
Pa Taulant Xhakën e dëmtuar, Bazeli ka zgjatur në 3 serinë e ndeshejve të fituara në kampionatin zviceran, megjithëse edhe pas javës së 29-të vijon të qendrojë në një distancë të konsiderueshme, prapa Jang Bojsi kryesues. Skuadra kampione në fuqi mundi 2-1 Lozanën, me një gol të shënuar nw shtesw, nga shqiptari i Zvicrës, Albian Ajeti. Ky sukses thjesht shërbeu për të ruajtur ritmin e Jang Bojsit, që fitoi 1-0 përballë Zyrihut.
Ndërkohë, Sioni i Ermir Lenjanit ia ka dalë mbanë të largohet nga vendi i fundit në renditje, duke u kthyer furishëm në një luftë për mbijetesë, që si asnjëherë më parë sheh një rivalitet të ndezur. Sioni fitoi 1-0 në transfertë kundër Luzern dhe tashmë gjendet në vendin e parafundit në klasifikimin e kampionatit, me pikë të barabarta me Lozanën. Dicka kjo që dukej e pamendueshme deri disa javë më parë, kur situata dukej e pashpresë dhe Sioni gjendej shumë pikë larg të gjithë skuadrave që kishte më para në renditje.
Por falë serisë së fitoreve, Sioni ka arritur të ngjitet, duke përfshirë tashmë plot 5 ekipe në garën për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Pikërisht, nga Grasshopers i vendit të 6, deri te Lozana e vendit të 10, ndahen nga vetëm 1 pikë, duke bërë të pasigurt javët e mbetura në këtë edicion. E duke vendosur thuajse në balancë të plotë shanset e tyre për të qëndruar në elitën e futbollit zviceran. Lenjani ishte si zakonisht titullar në ndeshjen përballë Luzernit. E madje në minutën e 77 të ndeshjes u rrëzua në zonë duke pretenduar për penallti, por gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim.