Granit Xhaka me sa duket karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligën gjermane. Mesfushori me eksperiencë është shumë afër kalimit te skuadra gjermane e Bayer Leverkuseni gjatë kësaj merkatoje të verës. Sipas asaj që raporton gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është shumë e avancuar. Madje media prestigjoze gjermane, “Sport Bild” shpjegon se tani mungon vetëm firma për të zyrtarizuar këtë lëvizje të Xhakës, në një kampionat që e njeh mirë, përderisa ka luajtur aty edhe nga sezoni 2013 deri në 2016-n.
Në garë për mesfushorin duke se ka qenë vetëm skuadr e Drejtuar nga Xabi Alonso dhe asnjë klub tjetër në këtë fazë. Madje sic ka bërë me dije Fabrizio Romano, edhe Borusia e doertmundit është tërhequr përpara ngulmimit të klubit që mbërriti këtë vit deri në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës Marrëveshja mes Arsenalit dhe Leverkusenit është në fazën përfundimtare për një shumë prej 15 milionë eurove, duke pritur hapat e ardhshëm për të konkretizuar gjithcka. Pra, mësohet se Topcinjtë do të përfitojnë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili pritet të firmosë deri në vitin 2027-m me klubin e Aspirinave. Për t’u vecuar është fakti se se Xhaka ka qenë më parë në Bundesliga, përkatësisht te skuadra e Borussia Monchengladbachut.