Xhaka dhe Shaqiri nuk pranojnë paratë e mbledhura nga shqiptarët!

Sport

cunat
Nisma që nisi në Shqipëri për mbledhjen e parave me qëllim pagesën e dënimit të FIFA-s për gjestin e shqiponjës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ka përfunduar tashmë.Falë solidaritetit të shqiptarëve shuma është mbledhur me shpejtësi. Mirëpo, futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, përmes familjarëve të tyre kanë njoftuar se nuk do t’i pranojnë paratë e mbledhura, por dëshirojnë që ato t’i japin për qëllime humanitare.

fifa
Edhe FIFA ka reaguar përmes një mesazhi dërguar nismëtarit të kësaj fushate, Rilind Leka, të cilit i shkruan se paratë mund të përdoren për një kauzë tjetër. Me kërkesë të tyre do të ketë ndarje proporcionale të shumës prej 25.000 frangash zvicerane për shërimin e 3 fëmijëve (një në Shqipëri, një në Kosovë dhe një në Maqedoni) që kanë nevojë për ndërhyrje të shpejta mjekësore.