Xavi rrëfen se Neymar u tha katalanasve se do të largohej që gjatë dasmës së Messit

Sport

mesisissi

Kanë kaluar 3 muaj që kur Neymar zyrtarizoi transferimin e tij nga Barcelona te PSG duke prishur kontratën me katalanasit me një vlerë prej 222 milionë eurosh. Por duket se kjo çështje nuk do të harrohet lehtë. Në fakt në një intervistë të dhënë së fundmi, 37-vjecari Xavi Hernandez ka zbuluar se Neymar e kishte vendosur që të largohej që prej muajit korrik dhe se këtë gjë ai ua kishte treguar shokëve të skuadrës që në dasmën e Messit. “Ai na e tha që gjatë dasmës. Na tha se donte të ndërronte skuadër. E pyeta se përse, më tha se nuk ishte i lumtur te Barcelona” – rrëfeu në një intervistë për BBC-në ish-mesfushori i katalanasve. Xavi, shtoi më tej se vendimi i Neymarit duhet respektuar, kjo pasi ai ka treguar gjithmonë profesionalizëm. Shtatshkurtri i cili kaloi 17 vite në radhët e Barcelonës shtoi më tej se në radhët e PSG grupi ka ndryshuar shumë. “Mendoj se me Neymarin dhe Mbappenë, PSG ka shumë shance që ta fitojë Champions League-ën këtë sezon” – ka thënë Xavi. Që pas transferimit në Francë, Neymar ka mundur të shënojë 9 gola dhe 8 asiste, në 10 ndeshje.