Xavi përgëzon Real Madrid, por i akuzon se ndihmohen nga gjyqtarët

Sport

xavi
Një nga yjet e padiskutueshëm të Barcelonës së Pep Guardiolas, Xavi Hernandez, duket se po e vuan disi faktin që rivalët kryesorë të ish-skuadrës së tij po shkruajnë historinë në Champions League. 38-vjeçari ka përgezuar Realin e Madridit për triumfin e tretë radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, duke thënë se “los blancos” kanë shkruar historinë e futbollit me sukseset e fundit. Megjithatë, edhe kësaj here ngacmimet e Xavi-t ndaj rivalëve të përjetshëm nuk kanë munguar.

hernandez

Sipas tij, madrilenët kanë patur gjithçka në favor të tyre në vitet e fundit, duke përmendur kryesisht lëndimet e kundërshtarëve e sidomos favorizimet e gjyqtarëve. Një akuzë direkte kjo e Xavi-t, që gjithësesi nuk kërkon të justifikojë Barcelonën, e cila për të duket se ka rënë në gjumë. Triumfi i katalanasve në kampionatin spanjoll dhe “Kupën e Mbretit” janë arritje të shkëlqyera, por gjithësesi nuk mund të krahasohen me Champions League-ën dhe me atë që po bën Real Madrid në 5 vitet e fundit.