XAVI HERNANDEZ, TRAJNERI I BARCELONËS:

Sport

“Nuk po kërkojmë një mrekulli, sepse ka ende shpresë. Sigurisht që kur varesh nga rezultate të tjera, normalisht që situata duket e paqëndrueshme. Mirëpo ne duhet të zbresim në fushë dhe të bëjmë lojën tonë. Këto janë gjëra që në futboll ndeshesh shpesh. Përse të mos ndodhë edhe diçka e tillë sonte? Normalisht që nuk është në dorën tonë, por në horizont ka ende shpresë. Për këtë arsye nuk duhet ta humbim asnjëherë shpresën. Është një turp i madh që nuk mundëm të merrnim asnjë pikë në Munich dhe në Milano. Champions League është treguar e pamëshirshme me ne këtë sezon. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Objektivi ynë duhet të jetë vetëm ndeshja ndaj Bayern. Duhet të luajmë mirë dhe të jemi sfidues. Duhet të tregojmë se jemi të aftë të mposhtim një kundërshtar të fortë dhe të tregojmë se jemi një ndër skuadrat më të mira në botë. Duhet të tregojmë se në ndeshjen e luajtur në Munich ishim të pafatë. Duhet të fitojmë për të treguar se ajo që ndodhi këtë sezon në Champions League ishte një aksident.

Nga ana tjetër, duhet të pranojmë realitetin, sepse mund të luajmë në Europa League. Do e shohim ndeshjen ndaj Interit dhe nëse nuk kualifikohemi, atëherë zbresim në Europa League. Nëse kjo ndodh, atëherë do e sulmojmë si luanë. Do jemi aty dhe do synojmë që ta fitojmë me patjetër atë kompeticion.”