XAVI HERNANDEZ, TRAJNERI I BARCELONËS:

Sport

“Sonte do zhvillojmë një lojë sulmuese dhe do provojmë të tregohemi të guximshëm. Jemi të emocionuar që do luajmë në shtëpi. Në “Camp Nou” na pret një mbrëmje magjike. Duhet të ndërtojmë aksione më të rrezikshme në krahasim me ndeshjen e parë. Këtë herë kemi një mundësi për ta vendosur veten tonë në një pozicion më komod në grup.

Duhet të tregohemi më agresivë, të tentojmë më tepër vertikalizime dhe të jemi më fortë në duelet ajrore. I kemi idetë e qarta dhe nuk do ndryshojmë asgjë, pavarësisht nëse Interi do luajë me një, apo dy sulmues.

Këtë mbrëmje fitorja është detyrim për ne. I kemi humbur të dyja ndeshjet që kemi zhvilluar në transfertë dhe kësaj here duhet të bëjmë detyrën. Situata nuk është aspak komode, por ne zotërojmë kapacitetin e duhur për të kthyer gjithçka në favorin tonë. Kjo ndeshje është si një finale dhe për këtë arsye i dimë pritshmëritë që janë krijuar ndaj nesh. Në një mbremje të tillë, më tepër do të doja të isha në fushën e lojës, sesa në rolin e trajnerit, pasi kemi në dorë mundësinë për të ndryshuar dinamikat e grupit”.